Kabllot e rrymës të lëna nëntokë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë dëmtuar, ku si pasojë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike banorët e lagjes.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje në adresë të redaksisë nga momenti i shpërthimit të kabllove në këtë lagje.

Mediumi ka pyetur Policinë nëse ka pasur lëndime në njerëz si pasojë e dëmtimit të kabllove, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Për këto kabllo, para dy muajsh banorët e kësaj lagje patën protestuar duke kritikuar Komunën e Prishtinës për mosmenaxhim dhe koordinim të punimeve.
Protestuesit kanë thënë se rrezikohen çdo ditë dhe duhet të ecin mbi kabllot që janë vendosur në rrugë.