Site icon PrishtinaPress

Shpërndarje e faturave pa zarf, gjobitet ujësjellësi KRU “Prishtina”

Shpërndarja e faturave te konsumatorët pa i mbyllur ato me zarf, ka bërë që ujësjellësi KRU “Prishtina” të gjobitet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Kjo si shkelje e Ligjit të të Dhënave Personale.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka pranuar ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave), të cilët kanë raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar”, njoftoi agjencia.

Exit mobile version