Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka dënuar KESCO me 25 mijë euro gjobë.
Kjo pasi Nol Nushi i PSD-së e kishte paditur KESCO në lidhje me shpërndarjen e faturave pa zarfa.
Vet Nushi ka treguar në Facebook për këtë gjobë që ka marrë KESCO.
“Ditë e mirë me ju tregu qe ankesa jonë ka pasë efekt. Në muaji mars bashkë me shumë nga ju që më keni dërgu fotografi kam bërë ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO qe na sillte faturat pa zarfa. Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjensia për Informim dhe Privatësi më njoftoi që kanë dënuar KESCOn me 25.000€ gjobë. Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët sepse kane pasur kohe më shumë se 6 muaj të mos e përsërisin shkeljen. Ta shohim a po e përsërisin”, ka thënë ai.