0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti tha se nuk i njeh, por Devollët dhuruan mijëra euro për FER-in

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, mbrëmë disa herë u mundua të tregojë se nuk e njeh Blerim Devollit, pronarin e “Devolli Group”, por tha se e takoi në jahtin e famshëm të Budvës.

Megjithatë, në ndërkohë e pranoi se “mund” të njihet më të, pasi që e takuar edhe në një drekë të shtruar për biznesmenët kosovarë.

Por, Ahmeti e pranoi se të shtunën e kaluar i kaloi disa çaste në jahtin Megalodon, tashmë pronë e Blerim Devollit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, bashkëpunimi i Shpend Ahmetit me Devollët daton qysh moti, qysh nga koha kur ai dhe Ilir Deda drejtonin partinë FER. Me ta ishte edhe Fisnik Ismaili, Dardan Sejdiu, etj.

Sipas raportit të auditimit të deklarimeve financiare të partive kosovare për zgjedhjet e përgjithshme të viti 2010 bërë nga kompania private “Audit&Conto”, familja Devolli dha 25 mijë euro për AAK-në dhe FER-in.

Për AAK-në, Devolli i pati dhënë aso kohe 20 mijë euro, në po të njëjtën kohë, për partinë FER tri herë më pak.

Për FER-in Devollët dhanë 5 mijë euro, aq sa dhanë edhe “Dukagjini Group”, derisa kjo parti kishte deklaruar që ka pasur donacione në të holla në vlerë prej 51,226.42 €.

Devollët në zgjedhjet lokale të viti 2009 patën financuar edhe fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img