Prishtina e dekoruar për festat e fundvitit do të mund të shihet javën e parë të dhjetorit.
As këtë vit, sikurse vitin e kaluar, dritat nuk do të ndizen për 28 nëntor.
50 mijë euro buxhet ka ndarë Komuna sivjet për dekorim.
Kontrata me kompaninë fituese “Anea” do të nënshkruhet më 19 nëntor, dhe pas kësaj, sipas zyrtarëve komunalë, nevojiten të paktën dy javë që të vendosen bredhat dhe dekorimet, raporton 038 i KTV-së.
Të gjitha rrugët kryesore dhe sheshet e kryeqytetit do të dekorohen ashtu sikurse vitin e kaluar, por me pak ndryshime.
Frymën e festave në kryeqytet këtë vit do ta sjellin edhe shtëpizat e tregut të fundvitit, të cilat tashmë janë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Gjithashtu, Komuna ka arritur marrëveshje edhe me biznese të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë në dekorimin e disa rrugëve.