-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit, të dy anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë për Klan Kosoven e ka konfirmuar vetë i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

‘Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu’, tha Ahmeti.

Ndërsa Yll Rugova, Drejtor i Kulturës nuk është shkarkuar por ai përmes një statusi në Facebook tha se do të bisedoje me partinë për të marrë një qëndrim nëse do të vazhdojë të jetë ende Drejtor në komunë të udhëhequr nga Ahmeti.

Rugova shtoi se ka pak gjasa të vazhdojë më tutje punën në komunë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img