Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas debateve fyese që ndodhën në Parlamentin e Kosovës, si dhe në Big Brother VIP Kosova.
Ai tha se gjuha e tillë e përdorur në të dyja rastet është një shpërfaqje e paragjykimeve që veçse janë në shoqëri.
“Në fakt, diskutimet e këtyre ditëve në BBVK shpërfaqin stereotipet e paragjykimet ekzistuese në shoqëri. Lufta, Drenica, Bllaca, kush ka luftu e kush ka ik, mandej regjionalizmat tonë, komandantat e deri të ato gjinore. Dikur dalin. Por shumica e njerëzve nuk janë në llupë 24/7”.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u përballë me ofendime të rënda pas disa kritikave që ia bëri kryeministrit Kurti në Kuvend.
Po ashtu, edhe në Big Brother Kosova, një banore u ofendua në baza gjinore nga aktori Vedat Bajrami, i cili e quajti “komandante Dubai”.