0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti: Prap do t’i takoja Devollët, nuk janë kriminelë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, detajet e asaj fotografie që qarkulloi në medie, e deri tek deklarimet që janë bërë lidhur me veprimin e tij.

Ahmeti tha se ky rast është trajtuar sikur pronarët e kompanisë Devolli, nën pronësinë e së cilës ishte jahti ku u bë fotografia, të jenë super-kriminelë.

“Diskutimi është bërë sikur këta të ishin super-kriminelë, mafioz dhe problemi na qenka se jam takuar me super-kriminelë. Unë nuk jam as prokuror e as hetues. Politikisht kam thënë se do t’i hetoja të gjitha marrëveshjet e privatizimeve që janë bërë në Kosovë dhe që nuk kanë të bëjnë me prodhim. Do të duhej të hetoheshin deri në fund, ndoshta duke filluar nga Devollët”, tha ai.

Ahmeti thotë se po të kishim një Prokurori më të mirë, do të përfundonte debati, por që do të takojë të gjithë ata që nuk janë nën hetime.

“Çkado që kam parë që është e dyshimtë, unë do ta dorëzoj. Se kujt çka kanë bërë, a kanë zhvat a janë kriminelë, po ta kishim një prokurori më të mirë do të përfundonte edhe kjo çështje dhe nuk do të kishim nevojë ne të diskutojmë e unë do të tregoja më pastaj që në asnjë mënyrë nuk takoj as kriminelë e as zhvatës. Pra, derisa nuk ndodh kjo, ju do t’i takoni prapë? Po”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës tha se nuk i është kërkuar llogari nga subjekti që përfaqëson, por këtë është gati ta bëjë.

Ai e përkrahi idenë e kandidimit të Albin Kurtit për kryeministër, por tha se ka edhe opsione të tjera, pa e përjashtuar veten e Visar Ymerin. /RTVD/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img