-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti: Nuk do t’i lejojmë tubimet me qytetarë nëpër shkolla

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se tubimet e politikanëve me qytetarë nuk do të mund të mbahen në shkolla.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se drejtorët e shkollave kanë treguar për presionet nga shtabet për lejimin e tubimeve zgjedhore.

“Drejtorët e shkollave dhe Drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për t’iu lejuar tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”, ka thënë Ahmeti.

Postimi i plotë:

Drejtorët e shkollave dhe Drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për t’i lejuar tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut.

Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet.

Nuk kemi kapacitete të zbatojmë strategji të lejimeve me vaksinim apo PCR. Por edhe më me rëndësi mësimi i fëmijëve po zhvillohet në ato hapësira gjatë ditës. Nuk duhet të rrezikojmë qoftë edhe një rast.

Meqenëse nuk jemi në garë, besoj se hasim në mirëkuptim të partive që ky vendim strikt po zbatohet duke konsideruar vetëm shëndetin e qytetarëve.

Edhe më tutje tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria. Sikurse edhe në zgjedhjet nacionale nuk do të hezitojmë në shqiptimin e dënimeve.

I falënderoj të gjithë kandidatët e Komunës së Prishtinës për mirëkuptim!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img