Site icon PrishtinaPress

Shpend Ahmeti, kallëzim penal për ish-drejtorin e arsimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është në përgatitje të një kallëzimi penal ndaj një ish drejtori të Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Sipas Ahmetit, ai kishte punësuar pa konkurs në 4 shkolla të Prishtinës 4 vajzat e vëllait të tij, ndërsa bashkëshorten thotë ta ketë emëruar drejtoreshë të një shkolle në kryeqytet.

“Para disa jave kemi dorëzuar kallëzimin penal për njërin prej ish drejtorave të arsimit për mbi 100 punësime në arsim pa konkurs.

Jemi duke përgatitur edhe kallëzimin për ish drejtorin tjetër tash asambleist. Vetëm si shembull 4 vajza të vëllaut i ka punësuar pa konkurs në shkolla të Prishtinës, bashkëshortja drejtoreshë e mos të flasim për më larg.

Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka shkruar  Ahmeti në Facebook/PrishtinaPress.eu

Exit mobile version