Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kohë që nuk është shfaqur në publik.
Së fundmi, Ahmeti ka qenë në një aheng në të cilin ka shfaqur aftësitë e tij në këndim, të cilat pak kush i di.
Ish-kryetari për disa minuta e lë ‘pa punë’ edhe këngëtarin e dasmës, Alban Mehmetin, në interpretimin e këngës “Lulëkuqja e Kosovës”.
Me doza humori, Albani është shprehur “Gëzuar 2023 me Shpend Ahmetin” duke ia gjetur një profesion të ri, të cilin mund të themi dorën në zemër se e bën më mirë se një pjesë e konsiderueshme e këngëtarëve që interpretojnë live në ahengje të ndryshme./Prishtinapress/