Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në përkrahje të projekteve lokale të kryeqytetit.
“Për vitin 2019, komuna e Prishtinës nga MIT-ja me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mori mbështetje financiare prej 1,083,591 euro për realizimin e dy projekteve të saj. Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës A, i cili projekt për këtë vit përfiton 800,000 euro, ndërsa për dy vitet në vijim, janë planifikuar edhe gjashtë milionë euro, deri në përfundimin e kësaj rruge. Projekti i dytë që do të financohet nga MIT-ja, është ndërtimi i rrugës Rambaja – Hajvali, në vlerë prej 283,591 euro”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Më teje Ministria e Lekajt njofton se ministri e siguroi kryetarin Ahmeti, se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë për kryeqytetin dhe se projektet pjesë e këtij memorandumi, janë të planifikuara në aspektin financiar deri në përfundimin e plotë të tyre.
Ndërkaq, Ahmeti i ka premtuar se komuna do të kujdeset t’i realizojë projektet e financuara nga ministra.