4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti deklarohet pasi u tha se do t’i bashkohet LDK’së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund spekulimeve në rrjetet sociale ku ishte proklamuar se i është bashkangjitur kësaj partie.

Ai ka treguar se ka kohë që i ka ndarë rrugët me PSD-në pasi politikat e tij nuk përkojnë me ato që kërkohen nga ta.

“Nuk e besoj. Nuk ka pasur asnjë diskutim, nuk e kam folur me askënd. E kam parë që po shkruajnë nëpër rrjetet sociale. Unë jam i orientimit të majtë. Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e krahut të djathtë, unë s’mund të jem pjesë,” – ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe për masat e fundit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai ka thënë se masat e marra nga Qeveria Kurti për mbyllje nuk janë të duhurat.

Sipas tij, masat kanë qenë te nevojshme, por duhej menduar mirë.

Ahmeti me shaka tha se nëse zgjatja zgjat deri me 18 prill edhe ai do të shkoj në Shqipëri.

“Ka pas nevojë për masa, ajo është e padiskutueshme, për shkak se shkum dikun rreth 1000 raste në ditë, ndodhte që kishte 15 viktima në ditë”, tha Ahmeti në ATV.

“Por masat që të jenë veç hajt se pa i menduar pasojat e tilla të vendimeve, unë mendoj se tash duhet të rimendohen. Është koha për Qeverinë që ta mendoj në ditët në vijim si t’i adresoj disa nga brengat, nëse zgjat kjo deri me 18 prill, edhe unë po shkoj (në Shqipëri) ”, u shprehë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img