1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shpella e Radacit shfrytëzohet pa leje të dy institucioneve përkatëse

Shpella “Bukuroshja e fjetur” në Radac të Pejës tash e katër muaj është hapur për vizitorë pa lejen e institucioneve qendrore. Shoqata e spelologëve “Aragonit” nuk është pajisur me leje nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor për ta shfrytëzuar atë që njihet si “Shpella e ftohtë”.

Leje nuk ka dhënë as Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, ani pse shpella është monument nën mbrojtje të shtetit. Për zyrtarët e këtij institucioni veprimet e shoqatës “Aragonit” bien në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore.
Shoqata e ka hapur shpellën, duke poseduar vetëm një leje për shfrytëzim të lëshuar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në fillim të marsit të këtij viti “Aragonit” i ishte drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Mjedisit. Aty sqarohej se kjo shoqatë ka aplikuar për projektin e rregullimit të hyrjes dhe adaptimin e Shpellës së Radacit.
Në kërkesë shkruhet se projekti është në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt mund të funksionalizohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img