Site icon PrishtinaPress

Shpejtim Bulliqi bën thirrje që kosovarët të shmangin udhëtimin nëpër Serbi

Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për FRONTAL në T7 ka dhënë informacione lidhur me dy qytetarët e Podujevës që janë arrestuar pasi kanë kaluar kontrollet kufitare në Merdare.

Bulliqi thotë se dy shtetasit kosovarë janë arrestuar nga një veturë civilë, pasi kanë kaluar kontrollet kufitare të policisë kufitare të Serbisë.

Kreu i Komunës së Podujevës thotë se sipas fjalëve të familjarëve, ata janë arrestuar “vetëm pse janë shqiptarë”.

“Është e vërtetë që sot kemi marrë një informacione, që dy qytetarë të komunës së Podujevës janë arrestuar në Merdare,. Më pas edhe një informacion ka ardhur që është arrestuar edhe një qytetarë tjetër i Kosovës.

Pas këtyre veprimeve të një anshme që po merren nëpër pika kufitare, kemi vënë kontaktet më institucionet dhe familjarët e qytetarëve. Nga infot që kemi, të dy janë nisur në drejtim të Gjermanisë, dhe pasi kanë kaluar kontrollet në pikën kufitare, janë ndaluar nga një veturë civile, dhe u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Sipas familjarëve, të dy ata qytetarë s’kanë asnjë arsye për t’u ndaluar. Mbetet tek institucionet të merren me rastin. Sipas familjarëve atyre u është thënë se po arrestohen “vetëm pse janë shqiptarë”, ka thënë Bulliqi në FRONTAL.

Bulliqi thotë se këto lëvizje duket që po bëhen për hakmarrje nga Serbia, dhe ka bërë thirrje për kosovarët që të shmangin rrugët nëpër Serbi.

“Kjo duket se po bëhet për hakmarrje nga Serbia. Serbia është e interesuar për ta destabilizuar situatën. Kjo në Merdare dhe rasti me tre policët tregon, që Serbia dëshiron destabilizim. Nevojitet syçelëtësi.Kërkoj nga qytetarët që mundësisht t’i ikin kësaj rrugë, gjatë këtyre ditëve, meqë situata është më e acaruar këtyre ditëve.Duhet shmangen rrugët nëpër Serbi. Ka mjaft alternativa”, ka thënë Bulliqi.

 

Exit mobile version