Shpat Zeka e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Frankofone “Kinshasa 2023”, që po mbahen në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongosë.
Xhudisti kosovar në finale mundi rumunin, Eduard Serban.
Zeka këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Është kjo medalja e katërt për ekipin e Kosovës në “Kinshasa 2023”, pas të argjendtave të atletëve, Muhamet Ramadani e Gresa Bakraqi, dhe të bronztës së xhudistit tjetër, Dardan Cena.