Sot është shpallur tenderi për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.
Në një konferencë për media, zëvëndës-kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani. Indeksonline e ka ndjekur nga afër këtë ngjarje të cilës Osmani e ka quajtur historike.
“Duke patur parasysh shkëmbimin tregtar që kemi me Kosovën, sot është një ditë historike për Maqedoninë Veriore pasi po shpallim tenderin për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë” ka thënë Osmani.
Zëvëndës-kryeministri nuk ka dhënë datë për kohën e përfundimit të autostradës, por ka thënë se fillimisht do të ndërtohen vetëm 2 kilometra, pasa se të nis pjesa tjetër e autostradës.
I pranishëm ka qenë edhe drejtori i rrugëve në Maqedoni, Zoran Kitanov./Indeksonline/