1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shpallet sportisti më i mire në botë

Tenistët Roger Federer dhe Serena Williams kanë fituar çmimet Laureus si “Sportisti dhe Sportistja më e mirë e vitit”, vlerësime që u dhanë sot në mbrëmje në Montekarlo, gjatë një eventi gala të organizuar nga “Laureus World Sports Awards” (njihet ndryshe si çmimet Oskar të sportit). Federer mposhti në këtë garë ikona të tjera të sportit si Cristiano Ronalo, Rafael Nadal, Mo Farah, Chris Froome dhe Lewis Hamilton, shkruan telesport.

Një vlerësim i merituar për tenistin zviceran, që është rikthyer numri 1 në botë pak ditë më parë në moshën 36-vjeçare. Për Federer kjo është hera e pestë që e fiton këtë trofe, si asnjë sportist tjetër (e ka fituar 4 vite radhazi, 2005-2008). Jo vetëm kaq, por Federer mori edhe një tjetër çmim, atë të “Rikthimit Triumfues në Sport”, teksa gjatë 2017-ës fitoi dy grand sleme në moshën 35-vjeçare.

Për tenisten amerikane Serena Williams kjo është hera e katërt që e fiton këtë çmim (2003, 2010, 2016 e 2018), një sportiste ikonë në sportin e tenisit, një frymëzim për të gjithë, që vjet u bë edhe nënë. Ajo mposhti në këtë garë Allyson Felix, Katie Ledecky, Garbine Muguruza, Caster Semenya dhe Mikaela Shiffrin. “Skuadra e vitit 2017” është vlerësuar makina gjermane Mercedes, kampione e botës në Formula 1, ndërsa sportisti Marcel Hug fitoi çmimin Laureus si “Sportisti Paraolimpik i vitit”.

Një trofe karriere mori edhe ish-futbollisti italian Francesco Totti, që u largua nga sporti në maj të 2017-ës, pas një karriere të gjatë me Romën. Ndërsa skuadra braziliane e Chapecoense mori trofeun e “Momenti i Vitit”, si kampionët e përjetshëm në sport, pas aksidentit tragjik me avion dhe rikthimit në sport pas disa muajsh. Çmimi Laureus si “Sportisti Frymëzues” shkoi për lojtarin e futbollit amerikan JJ Watt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img