4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shpallet “Qytetar nderi” i Matit, Mehaj: Dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë

Bashkia e Matit në Shqipëri, ka shpallur sot Qytetar nderi” ministrin e Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.

Në ceremoninë e organizuar sot në Këshillin e Bashkisë së Matit, ministri Mehaj ka thënë se ështënjë nder i veçantë, emocion dhe privilegj të jetë në mesin e këshilltarëve bashkiak dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë.

Ai ka falënderuar Kryetarin e Bashkisë, Agron Malaj për nderin që i është bërë, duke e shpallur “Qytetar nderi”.

“Unë për shkak të karrierës time ushtarake kam udhëtuar shumë nëpër botë, por e vetmja rrugë që nisem me gëzim është rruga drejt Shqipërisë, këtë ndjenjë besoj se nuk e kam vetëm unë, por secili shqiptar i Kosovës dhe, këtë gjë nuk do të mund ta ndryshoj askush, asnjëherë. Ne para pak ditësh kemi përmbyllur manifestimin për Epopenë e UÇK-së, pra 5,6 dhe 7 marsin. Për tre ditë rresht familja Jashari luftoi heroikisht me forcat e ushtrisë çetnike serbe”, tha Mehaj në ceremoninë e organizuar në Këshillin Bashkiak të Matit.

Më tej ai tha se “një familje e tërë u sakrifikua për të mbrojtur nderin tonë dhe për të treguar që Kosova e jona ka qenë dhe e jona do të mbetet. Siç thoshte baca Hamëz: ‘Kjo tokë nuk e duron këmbën e shkjaut, këtu kemi lind dhe këtu do ta bëjmë vdekjen’. Në krye të luftës tonë çlirimtare ishte komandanti Legjendar Adem Jashari, ai dhe shumë ushtarë të UÇK-së u stërvitën në Shqipëri, konkretisht në Burrel dhe derisa po vija rrugës e ndjeja se po i afrohesha komandantit tonë, po i afrohesha burimit të përgatitjes e organizimit të UÇK-së, qarkut të Bashkisë Mat, po i afrohesha Burrelit”.

“Këtë ndjenjë nuk mund ta përshkruaj, nuk mund t’i fsheh dhe as nuk dua t’i fsheh emocionet që kam”, tha ai.

“Siç kam deklaruar në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur pranova medaljen nga shefi i shtabit të përgjithshëm të FARSH, z. Xhemail Gjunkshi që: ‘Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar’, këtë e them edhe sot këtu para jush”.

Mehaj tha se “rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetësisë ka kaluar pikërisht përmes jush, përmes këtij vendi ku jemi sot. Sot 25 vite pas, jemi sërish këtu në këtë vend me të cilin e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë”.

“Në emrin tim dhe në emër të shqiptarëve të Kosovës, ju falënderoj përzemërsisht. Atë që keni bërë për ne, nuk e harrojmë asnjëherë. Për fund, dua t’iu përgëzoj për punën që keni bërë dhe po bëni në shërbim të qytetarëve këtu, në përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre”.

“Uroj që t’iu shërbejmë më përkushtim dhe përulësi gjithmonë sepse këta njerëz meritojnë shumë. Vizitojeni sa më shumë dhe sa më shpesh Kosovën, ne ju presim me krahë të hapur gjithmonë. Faleminderit të gjithëve, është vërtetë nder për mua që më keni dhënë titullin ‘Qytetar nderi’”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img