Site icon PrishtinaPress

Shpallet në kërkim Miftar Dobraj, i dyshuar për tentim vrasjen e ‘Manillës’ në Pejë

Policia Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Miftar Dobrajt, i arratisur pas tentim vrasjes së 22 prillit në Pejë.

Dobraj po kërkohet për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç ka raportuar Klankosova.tv., Miftar Dobraj dyshohet se e plagosi me armë zjarrin Dardan Manajn, i njohur në Pejë si “Manilla”, me të cilin kanë pasur problem kohë më parë.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që, në rast se kanë informacion lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit Dobraj, të lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrave të kontaktit:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com.

Exit mobile version