Site icon PrishtinaPress

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

Është realizuar shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”.

Shpalljen e bëri Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se kryesuesit aktual i ka përfunduar mandati, raporton EO.

“Ne sot kemi shpalljen e konkursit për zgjedhjen e ‘Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit’, ju njoftoj se kryesuesi aktual i ka përfunduar mandati andaj duhet të shpallim konkurs për këtë pozitë sipas ligjit. Marrim Vendim të shpallet konkurs, vendimi hynë në fuqi në ditën e vendimit”, tha Shala.

Exit mobile version