Site icon PrishtinaPress

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Spitalin e Pejës

Pas aksidentit të autobusit, në spitalin e Pejës kanë shkuar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.

Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

Në spital gjendet edhe zëvendësministri, Ali Berisha që po përcjell nga afër gjendjen e krijuar.

Indeksonline më herët raportoi se në vendin e quajtur Dydesh të Pejës një autobus është aksidentuar më udhëtarë.

Exit mobile version