8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar qytetarët  se si rrjedhojë e reshjeve të pandërprera është rënduar situata në këtë komunë.

Nura ka thënë se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, ka marrë vendim që të shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës.

“Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet. Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut. Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara”, ka shkruar Nura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img