Site icon PrishtinaPress

Shpallen rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë që do t’i zëvendësojnë policët e dorëhequr në veri

Policia e Kosovës ka shpallur rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë, sipas konkursit të shpallur në janar të këtij viti, që do t’i zëvendësojnë policët e dorëhequr në veri të vendit.

Prej 85 aplikantëve, gjashtë kanë dështuar.

“Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, serbët në katër komunat veriore u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve të Kosovës e Serbisë për çështjen e targave./PrishtinaPress/

Exit mobile version