1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shpallen katër raca autoktone të gjelave në Kosovë

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, ka marrë në mbrojtje katër raca të ndryshme të gjelave autokton.

Ky vendim është marrë në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e biodiversitetit, konkretisht faunës, me iniciativën e ministrit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kështu ka bërë të ditur Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Si lloje autoktone të gjelave janë shpallur: gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit, gjeli Këndimgjatë i Gjilanit, gjeli Trengjyrësh dhe gjeli Pelikan.

“Me miratimin e këtyre vendimeve, llojet autoktone të gjelave: Gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit, Gjeli Këndimgjatë i Gjilanit, Gjeli Trengjyrësh dhe Gjeli Pelikan i janë shtuar Regjistrit të Vlerave të Mbrojtura të Natyrës, që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së vendimeve është mbrojtja e llojeve të gjelave autokton sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes vendimeve synohet që llojet të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera.Vendimet përmbajnë edhe arsyeshmërinë profesionale për marrjen në mbrojtje të llojeve të gjelave autokton, si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre, të cilat janë hartuar nga një grup punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës”, thuhet në njoftim.

Teksa theksohet se vënia nën mbrojtje institucionale e gjelave autokton është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se këto raca tani do të prezantohet ndërkombëtarisht si raca autoktone të Republikës së Kosovës, përmes së cilave  thuhet se do të paraqitet edhe begatia e vlerave të biodiversitetit të vendit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img