1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shpallen fituesit e garës për esenë “Kosova vendi im”

Pjesa finale e garës së Organizatës “Idea”, shpallja e fituesve për esetë më të mira, zgjoi interesim  të të rinjve, të cilët në numër të madh dëgjuan 10 esetë më të mira. Juria në përbërje Imer Topanica, Haxhere Tahiri dhe Musa Bushrani shpalli më të mirët e kësaj gare.

Në hapje të këtij aktiviteti koordinatorja Lavdije Selmani tha se  “Idea” edhe me organizimin e garës për Ese po dëshmon se është afër rinisë.” E ardhmja i takon rinisë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse sot  nuk kemi pretendime e ardhmja do të mbetet hipotezë”.

Nga 47 krijime sa kanë arritur në thirrjen e Organizatës “Idea” për konkurrim, në vijim 10 finalistët e përzgjedhur, lexuan esetë e tyre me temën “Kosova vendi im”.

Kryetari i Organizatës Idea përpara shpalljes së fituesve tha se me këtë aktivitet Organizata “Idea” po e përcjell mesazhin për ndërtimin e shtetit. “Dëshmorët e dhanë jetën që për liri, ndërsa neve sot vendi na kërkon sakrifica për ndërtimin e të ardhmes. Këtë rini që e ka Kosova e lakmojnë të gjitha vendet e Evropës. Duhet të punojmë që të na lakmojnë edhe për sukseset. Këta të rinj të përzgjedhur me krijimet e tyre dëshmojnë se e ardhja jonë është e ndritur” tha Tahiri.

Kryetari i Komisionit  Imer Topanica tha se “në këtë kohë kur gjithçka shkon kundër librit përpjekja me e mbështet është nismë e shkëlqyeshme që duhet të merret si shembull”.

Komisioni me çmimin e parë (150 Euro) e vlerësoi krijimin e Diamant Kelmendit nga Gjimnazi “Gjon Buzuku”, me çmimin e dytë (100 Euro) e vlerësoi krijimin e Blerta Vorfajt nga shkolla e mesme Ymer Prizreni  ndërsa me çmimin e tretë (50 euro) e fitoi Azra Thaçi nga shkolla e mesme e muzikës” Luciano Motroni”.

Për interpretim më të mirë u vlerësua Gentiana Sheqerukaj nga Medersa Alaudin në Prizren. /Gazetaere.com/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img