Site icon PrishtinaPress

Shpallën finalistët të bursave të Çertifikimit Profesional të USAID

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, do të mbajë fjalim hyrës dhe shpallë finalistët për grupin e 3-të të bursave të Çertifikimit Profesional në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet (TLP-SP) të USAID-it.

Programit të Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet i USAID-it mbështetë programe arsimore afatshkurtëra në SHBA, të dizajnuara për t’u mundësuar profesionistëve të punësuar të fituarit e shkathtësive të avancuara nga fushat e specializimit me interes.

Bursat e Çertifikimit Profesional do të ndahen për fushat studimore të Sundimit të Ligjit, Administratës Publike, Bujqësisë, Financave/Kontabilitetit, Edukimit, Inxhinjeringut/Teknologjisë Informative, si dhe Studimeve Gjinore dhe Ndërdisciplinore.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet financohet nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa implementimi i tij zhvillohet përmes partneritetit në mes të organizatës World Learning, USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

Exit mobile version