4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Shpageta pikante me ton: Një drekë e shpejtë me një shije italiane magjepsëse

Ne kemi një recetë të mrekullueshme për një drekë të shijshme të shpejtë që do të jetë gati në 30 minuta.

Përbërësit:

▪ 250 g domate qershi
▪ 1 qepë
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ 1 spec të kuq djegës
▪ 185 g ton në vaj
▪ ½ tufë majdanoz
▪ 400 g shpageti
▪ 3 lugë vaj ulliri
▪ kripë dhe piper

Përgatitja:

Qëroni dhe copëtoni qepën dhe hudhrën, lani domatet e vogla dhe prisni secilën në gjysmë.

Pastroni, lani dhe prisni specin në kubikë të vegjël.

Kullojeni dhe grijeni tonin, dhe lani dhe grijeni majdanozin.

Ziejini spagetat në ujë të bollshëm me kripë derisa të zbuten.

Ngrohni vajin në një tigan dhe skuqni qepën dhe hudhrën.

Shtoni domatet, tonin dhe specin dhe skuqni për pak kohë së bashku me qepën dhe hudhrën.

Kulloni spagetat, përzieni me majdanoz dhe salcë dhe shtoni kripë dhe piper, sipas shijes tuaj.

Ju bëfshin mirë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img