3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Shpageta ose makarona me spinaq

Nëse dëshironi të ushqeheni mirë në pak minuta, ndiqni recetën e mëposhtme

Nevojiten:

– 400 g spinaq,
– 2 lugë gjalpë,
– 2 thelpinj hudhre,
– 200 ml qumësht,
– 1 paketim shpageta (ose makarona, sipas dëshirës),
– kripë,
– piper.

Përgatitja:

Në tigan shkrini gjalpin dhe në të fërgoni pak hudhrën dhe shtoni spinaqin e ngrirë.

Të gjitha marinoni në zjarr të lehtë rreth 15 minuta pastaj shtoni kripën, piperin dhe qumështin. Kur qumështi të vlojë hiqeni nga zjarri.

Në një tenxhere të veçantë zini shpagetatdhe pastaj kulloni dhe përzieni me spinaq.

Shërbeni të ngrohta, ndërkaq para se ta shërbeni porcionin qitni sipër kaçkavall të grirë në rende.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img