Site icon PrishtinaPress

Shoshi-Musliu për audion e Rilind Gërvallës: Skandal, Prokuroria duhet me urgjencë të hetojë këtë çështje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të Drejtorit të Televizionit Publik (RTK), Rilind Gërvalla, ku thotë se lajmin kundër Nacionales e ka marrë pas konfirmimit nga AKI-ja.

Ajo ka thënë se publikimi është një skandal dhe tregon tentimin e pushtetit për të implikuar AKI-në.

Shoshi-Musliu ka kërkuar hetim këtë çështje.

Shkrimi i saj:

Vrasja e demokracisë fillon kur zëri i lirë shtypet dhe kur mediat, që duhet të jenë zëri i qytetarëve, shndërrohen në mjete propagande.

Qëllim i LVV-së është instalimi i një sistemi autokratik, ku provon të shtrijë kontrollë të plotë mbi mediat duke kufizuar lirinë e shtypit e të fjalës.

Skandali i publikuar sot nga Paparaci, tregon qartë tentimin e këtij pushteti për të implikuar edhe AKI-në, njëri ndër institucionet me kredibile në vend.

Prokuroria duhet me urgjencë të HETOJË këtë çështje! Mediat e pavarura janë themeli i demokracisë, dhe mbrojtja e tyre është detyrë e të gjithëve.

Exit mobile version