Site icon PrishtinaPress

Shoshi e PDK-së: Ministre me aktakuzë, merru me punët tua e mos u mundo me e mbrojt Kurtin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, pasi kjo e fundit ka marrë fjalën për të folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe për raportet me SHBA.

Musliu-Shoshi e ka pyetur Gërvallën se cili është plani i saj si ministre e Jashtme për të siguruar njohje të reja, kur tashmë as SHBA-ja s’do ta ndihmojë Kosovën për një gjë të tillë.

“A ke plan B për njohjet kur del sekretari i shtetit, ambasadori e thonë se s’kemi gatishmëri ta përkrahim Kosovën për njohje e anëtarësim në organizata”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së i ka thënë Gërvallës që të merret me punët e saj si ministre dhe të mos e mbrojë kryeministrin Albin Kurti

 

Exit mobile version