Është hedhur ditën e sotme në selinë qëndrore të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, shorti i raundit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra.
Në raundin e parë të këtij kompeticioni marrin pjesë 41 skuadra, të ndara në 11 grupe, ku 8 prej tyre janë me nga katër skuadra, ndërsa 3 me nga tri skuadra.
Gjysmëfinalet e grupeve janë programuar të luhen më 6 shtator, ndërsa finalet, nga ku do të dalin edhe fitueset që kualifikohen për në raundin e dytë, më 9 shtator.