Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt.
Kombëtarja dardane është përfshirë në Grupin I, duke iu shmangur top-gjigantëve të futbollit evropian, teksa në grup do të ketë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.
Në kualifikimet për Euro 2024 janë 10 grupe: shtatë prej të cilave me pesë skuadra (Grupet A–G) dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe (Grupet H–J).
Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga muaji mars deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.
Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final, derisa tri vendet e mbetura do të plotësohen me skuadrat që kualifikohen në ‘play-off’ në mars të vitit 2024./Prishtinapress/