9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Shoqja e Luizit zbulon sekretin: Golden Eagle ofroi 200 mijë euro për imazhin e tij

Lufta për imazhin e Luiz Ejllit duket se nuk do të ketë të ndalur deri në mbarimin e “Big Brother VIP”. Pasi Instagrami i tij arriti 650 mijë ndjekës, Top Channel i ka kërkuar këngëtarit të firmos një kontratë për të marrë në dorëzim imazhin e tij dhe për këtë e ka paguar 100 mijë euro.

Këto informacione i ka ndarë shoqja e Luizit, Jurgena e cila ka menaxhuar për tre muaj Instagramin e tij.

Sipas shoqes së Luizit, e tërë kjo histori ka filluar kur kompania kosovare ‘Golden Eagle‘ ofroi 200 mijë euro për imazhin e këngëtarit.

Ndër të tjera ajo ka treguar se Meridian Ramçaj ka qenë ndër të parët që ka nisur luftën për të marrë Instagramin e Luiz Ejllit dhe për këtë i pret një gjyq, thotë Jurgena.

Tutje, Jurgena ka thënë se familja e Luizit nuk e ndjekin më Merdian Ramçaj në Instagram. Sipas saj, Ramçaj nuk thotë asgjë të vërtetë dhe të gjitha i bënë për përfitime personale.

Po ashtu, Jurgena thotë se Top Channel nuk lejon të postohen materiale tek llogaria e Luizit. Kjo sipas saj bëhet për të mbrojtur imazhin e televizionit.

Sqarimi i plotë i Jurgenës:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img