Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës teksa shkonte të bënte nderimete pllaka në Parkun e të Pagjeturve, një detaj mjaft interesant u kap nga kamerat.
Kryeministrit po i rrinte gati shoqëruesi i tij, i cili në një moment kur vëren se pantollonat e tij s’janë në rregull, ulet dhe ia rregullon vet.
Pas nderimeve në një deklarim për media ai tha se për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar hapjen e këtyre arkivave nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën të cilën e ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia”, tha Kurti.
Ndërsa, pas përfundimit të deklarimit Kurti u pa edhe teksa bënte fotografi me një qytetar.