Të mërkurën, Policia e Kosovës e ka shoqëruar për në stacion policor një 18-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka postuar në “Snapchat” fotografi me armë zjarri.
Sipas komunikatës së policisë, rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje, raporton Klan Kosova.
“Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në komunikatë.