“Organizatat e shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova ju bëjnë thirrje që të bëni një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë në baza etnike. Përmendja e shpeshtë e mundësisë së korrigjimit të kufijve dërgon një mesazh shumë të rrezikshëm për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, si dhe të gjithë rajonit, se ka një mundësi reale për të legjitimuar një propagandë të rrezikshme të pronësisë etnike mbi territorin- parim ky që ka shtyrë rajonin në disa raste në konflikte të përgjakshme.
Zhvillime të tilla do të prodhonin në mënyrë të pashmangshme një reagim zinxhiror në shtetet e tjera të Ballkanit dhe do të çonin në kërkesa të shumta për ndryshime në kufijtë në Ballkan, e cila hap dyert për konflikte të reja. Gjithashtu, kjo do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm për të gjithë serbët dhe shqiptarët që jetojnë në “anën e gabuar” të shteteve etnike “të tyre”, të cilat mund të çojnë në një eksod tjetër në Ballkan.
Organizatat e shoqërisë civile kanë tentuar për dekada për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis dy komuniteteve, duke parë në radhë të parë mirëqenien e njerëzve që jetojnë në Serbi dhe Kosovë dhe të ardhmen e gjithë rajonit. Është e nevojshme të krijojmë një paqe të qëndrueshme në rajon dhe të pranojmë ndër-kulturën dhe multietnicitetin, si parakusht për zhvillimin dhe aspiratat e integrimit në BE. Vendet e pastra etnike, modeli i vjetruar i shekullit të 19-të, nuk duhet të jenë qëllimet e ndonjë politike, as nuk duhet të tolerohen dhe të mbështeten nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Organizatat e shoqërisë civile i ftojnë të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë që të kundërshtojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të futur parimin etnik në ndërtimin e shteteve në Ballkan. Çdo shtet që bazohet në diskriminim dhe i ndan qytetarët në çfarëdo baze është i paragjykuar të dështojë.. Një shoqëri që zhvillohet në vlera që kundërshtojnë respektin për të drejtat themelore të njeriut dënohet me nacionalizmin, izolimin dhe mungesën e shpresës. Gjithnjë e më shumë të rinj po largohen tashmë nga vendet tona, dhe territoret për të cilat elitat kombëtare dhe politike po luftojnë sot do të luftojnë pa forcat lëvizëse demokratike.
Organizatat e shoqërisë civile ftojnë bashkësinë ndërkombëtare, por mbi të gjitha autoritetet në Serbi dhe Kosovë që të përkushtohen në krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë banorët e Kosovës (duke përfshirë lirinë e lëvizjes, biznesit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar) gjatë negociatave, duke siguruar që krimet e së kaluarës të mos përsëriten më kurrë (duke përfshirë gjetjen e personave të zhdukur nga të dy vendet) dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e sistemit ligjor dhe demokratik të qeverisjes në Kosovë dhe Serbi. Vetëm negociatat e tilla janë një garanci për një jetë të sigurt dhe dinjitoze për të gjithë njerëzit, pavarësisht dallimeve kombëtare ose ndonjë dallimi tjetër.