1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shoqatat myslimane të Senegalit e shpallin “persona non grata” Rihannën

Rihanna është shpallur “persona non grata” nga një grup organizatash fetare në Senegal, e cila po akuzohet se e ka ndërmend të promovojë homoseksualizmin në bashkëpunim me Masonët.

Ylli amerikano-latin është planifikuar të marrë pjesë në një konferencë rreth edukimit në vendin perëndimor afrikan, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në rolin e saj si ambasador për Partneritetin Global për Arsimin.

Por, një grupim prej 30 shoqatave islamike kanë nisur një iniciativë “No to Freemasonry and Homosexuality”, i kanë kërkuar qeverisë senegaleze të anulojë vizitën e saj.

“Rihanna nuk e fsheh atë: ajo është pjesë e Illuminatit, një degë e Freemasoneve”, tha Cheikh Oumar Diagne për Jeune Afrique, i cili dukej se i kishte besuar teorive të konspiracionit në internet rreth besimeve të Rihannës.

Organizatat fetare janë të fuqishme në Senegal, e cila ka një popullsi mbi 90 për qind të religjionit islam, por është i njohur për një vend tolerant, ku myslimanët dhe të krishterët festojnë së bashku festat e tyre.

Theksojmë se Partneriteti Global për Arsimim përpiqet të mbledhë fonde për edukimin e fëmijëve të varfër në 65 vende të botës.

GPE ka ambicie të mbledh rreth dy miliardë euro deri në vitin 2020 dhe të përsërisë sukseset e arritura në shëndetin global.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img