Site icon PrishtinaPress

Shoqata për Kërkim Shpëtim e gjejnë pa shenja jete një të moshuar në Leposaviq

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se sot kanë pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës për humbjen e një personi të moshuar në Komunën e Leposaviqit.

Shoqata thotë se pas kërkimeve intensive nga anëtarët e saj, kanë gjetur të moshuarin pa shenja jete dhe më pas e kanë dorëzuar tek organet kompetente.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës, për humbjen e një personi të moshuar në Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga anëtarët e shoqatës kemi arritë që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorëzimin tek organet kompetente, viktima është gjetur rreth orës 17:00”- thuhet në njoftim.

Exit mobile version