Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta, do të prononcohet para medieve para dorëzimit të dosjeve.
“Kushtetuese, mbroje Kushtetutën për gjyqësi të pavarur dhe veting në drejtësi”, mban moton dorëzimi që do të bëhet në orën 09:00.
Kujtojmë se rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga kjo organizatë dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër.