2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shoqata e Transportuesve i jep ultimatum 72-orë Qeverisë pas uljes së çmimit të biletave, ose do të ketë protesta

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurishaj, është drejtuar para mediave pas mbledhjes urgjente të mbajtur në Odën Ekonomike, lidhur me vendimin e marrë për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori.

Kurtishaj tha para mediave se Këshilli Drejtues i Shoqatës ka nxjerrë tri vendime, dhe nëse qeveria nuk reflekton brenda 72-orësh, ai tha se do të ketë protesta.

“Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë, anulimin e vendimit në afat prej 72-orësh dhe të ulet këtu në Oden Ekonomike bashkë me Shoqatën dhe të zbatojnë marrëveshjen e shkruar mes qeverisë dhe shoqatës për subvencionim të transportit rrugor, nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi tretë pason që të organizohet protesta apo të vazhdohet protesta sepse e tham që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Kurtishaj, transmeton Express.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar  se është marrë vendim për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale”, ka njoftuar Durmishi.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar Shoqata e Transportit Rrugor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img