7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Shoqata e Transportit nuk e zbaton çmimoren e re, Ministria nuk zmbrapset: Ata që nuk e zbatojnë do të gjobiten

Shoqata e Transportit Rrugor nuk do të zbatojë vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për uljen e çmimit të biletave të autobusit për 50 përqind për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

Këtë për Klankosova.tv e tha Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, i cili shtoi se ky vendim edhe më shumë e rëndon gjendjen e transportueseve sidomos pas rritjes drastike të çmimit të naftës.

“Si shoqatë e kundërshtojmë fuqishëm ketë vendim, si dhe si i tillë ai nuk do të gjej zbatim nga Operatoret Ekonomik. Ky vendim është plotësisht në kundërshtim me ligjin e transportit, por edhe shumë ligjeve tjera” tha Kurtishaj.

Kurtishaj, mes tjerash thotë se vendimi në fjalë do të implementohet vetëm nëse ministria nxjerr udhëzim për subvencionim.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, i cili tha se vendimi mbetet i pandryshuar dhe ata që nuk e zbatojnë këtë vendim do të gjobiten.

“Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës. Nuk ka ndryshim të këtij vendimi, inspektorët do të dalin në terren dhe në rast se kjo çmimore nuk është respektuar për kategoritë e specifikuara atëherë do të ketë gjoba dhe do të ndëshkohen kompanitë që nuk e përfillin këtë vendim”, tha Durmishi për Klankosova.tv.

Durmishi madje për këtë vendim thirret edhe në ligj.

“Ky vendim është i bazuar në nenin 22 paragrafi 3 i ligjit për transportin dhe se ky vendim është obligativ për të gjitha kompanitë e linjave ndërurbane”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img