1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë kërkon largimin e Arben Vitisë nga detyra e ministrit

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka kërkuar nga Arben Vitia që të lirojë pozitën e ministrit të Shëndetësisë pasi ky i fundit është kandiduar për kryetar të Prishtinës.

Në një komunikatë për media thuhet se meqenëse ministri Vitia është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik, ai duhet ta lirojë detyrën në mënyrë që Ministrinë e Shëndetësisë ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka pacienti kosovar.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, që shërbimet e tjera shëndetësore të vazhdojnë dhe të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID 19, pasi që ndërprerja e shërbimeve të tjera shëndetësore në të kaluarën ka shkaktuar pasoja të mëdha dhe do të shkaktonte sërish! Qytetarët e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim pasi që është mënyra e vetme për të dalë nga pandemia. Të gjithë e kemi obligim të përkujdesemi për shëndetin tonë dhe të mos cenojmë shëndetin e të tjerëve”, përfundon komunikata.

Ndryshe, Arben Vitia ka kandidauar për të parin e Prishtinës në zgjedhjet komunale të 17 tetorit. I pyetur dje në një konferencë për media nëse ai do të japë dorëheqje, ministri Vitia nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një gjë të tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img