Site icon PrishtinaPress

Shoqata e Prokurorëve i reagon ministrit Murati pasi përmendi me emër një prokuror: Linçim, rrezikon hetimet

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj delarimeve të minsitrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit në një reagim publik ndaj ish-ministrit Vesel Krasniqi, ka përmendur me emër një prokuror kosovar dhe ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit se s’po bëjnë asgjë me “dëshmiët” që MINT ka deponuar.

Shoqata e Prokurorëve e kanë quajtur si gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj isntitucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj prokurorit Milot Krasniqi.

Në reagim, Shoqata e Prokurorëve konsideron se një gjuhë e tillë vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke marrë parasysh se hetimet marrin kohë për t’u përgatitur me synim të përfundimit me suskes të secilit rast.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, për të satën herë me radhë shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësimin në vazhdën e sulmeve dhe shpifjeve që po bëhen në adresë të prokurorëve.

Sot (19/8/2023) në mesdite në rrjetin e tij  social  (i publikuar në portale) ministri Hekuran Murati ka bërë një postim duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj Prokurorit të Shtetit Milot Krasniqi duke e cilësuar se gjoja prokurori i rastit nuk ka bërë asnjë hap lidhur me rastin që ministri Murati e përmend në postimin e tij.

Në këtë mënyrë i njëjti jo vetëm që shpif por njëkohësisht e vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke e marrë parasysh se epilogu i hetimeve merr kohë në grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e provave dhe fakteve, me qëllim të përfundimit me sukses të secilit rast.

Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën linçuese dhe stigmatizuese  të përdorur nga ministri Hekuran Murati dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese,  stigmatizuese dhe mbi të gjitha shpifëse janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Krasniqi por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës,

Shoqata e prokurorëve të Republikës së Kosovës ju bënë me dije të gjithëve pa dallim dhe një herit edhe ju siguron që secili prokuror që është i  dekretuar kryen punën e tij me nder, integritet dhe fisnikëri duke zhvilluar hetime të drejta të paanshme dhe në mënyre profesionale.

Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e pa tolerueshme dhe në kundërshtim me rregullat në një shoqëri moderne dhe demokratike.

Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës jemi thellësisht të shqetësuar dhe një herit për të satën herë ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve me peshë në jetën politike, ekonomike, sociale të   përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese, nënçmuese, denigruese dhe shpifëse ndaj secilit prokuror.

Edhe një herë e potencojmë dhe sigurojmë gjithë opinionin publik se ne jemi këtu për zbatim të ligjit në mënyrë të drejtë, të paanshme korrekte dhe mbi të gjitha profesionale në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt juridik për secilin qytetar të vendit.

Exit mobile version