2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Shoqata e Prodhuesve të Pijeve Joalkoolike, kërkojnë nga Ramush Haradinaj heqjen e akcizës

Shoqata e Prodhuesve të Pijevë Joalkoolike i ka dërguar një letër kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt.

Në këtë letër, ata kanë shprehur urimet për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi që ka drejtuar Haradinaj Qeverinë e Kosovës si dhe me të gjitha sfidat që ka kaluar ai.

Por, kjo shoqatë kanë kërkuar nga kryeministri heqjen e akcizës për pijet joalkoolike.

“Fillimisht dëshirojmë të Ju vëmë në dijeni se ndaj Prodhuesve të Pijeve Joalkoolike në Republikën e Kosovës, përkatësisht në prodhimet e tyre – pijet joalkoolike, aplikohet akciza me normën 0.045 €/litër vendore dhe 0.045 €/litër për import.

Nëse shiqohet dhe bëhet krahasimi me shtetet e rajonit dhe të BE-së, atëherë do të shohim se këto shtete nuk e aplikojnë fare akcizën për produktet (pijet) joalkoolike (vendore dhe për import), e ato shtete janë : Slovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, ku në këto dy shtete të fundit pas hulumtimit që kemi bërë, kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Akcizat, ashtu që akcizat aplikohen vetëm në: derivatet e naftës, produktet e duhanit, pijet alkoolike, kafe dhe energji elektrike, ndërsa nuk aplikohen fare në pijet joalkoolike”, thuhet në letër.

Tutje shkruhet se duke parë që Kosova konsiderohet si shteti me treguesit më të ulët ekonomik në rajon, ne si Shoqatë vlerësojnë se prodhuesit e pijeve joalkoolike, nëse edhe më tej ngarkohen me këtë akcizë, do të vihen në gjendje shumë të vështirë të të bërit biznes dhe në pamundësi që të konkurrojnë me prodhimet e importuara, do të detyrohen t’i reduktojnë kapacitetet e tyre prodhuese apo mund të shkojnë edhe në drejtim të falimentimit, e që si pasojë do të ketë zvogëlimin e vendeve të punës, të ardhurat e kompanive dhe e gjithë kjo do të ketë impakt në ngecjen e zhvillimit të ekonomisë së shtetit të Kosovës.

“Në vazhdim theksojmë se me këtë lloj të prodhimit të pijeve joalkoolike në Republikën e Kosovës mirren disa kompani që kanë jap kontribut të madh dhe të vazhdueshëm si në sferën numrit të madh të punëtorëve të cilët i kanë punësuar, e po ashtu kanë ndikuar në rritjen e buxhetit të Kosovës për shkak të tatimit që paguajnë, sepse hyjnë në grupin e tatimpaguesve të mëdhenj, ku ndër to veçohen këto kompani :

  • ”Getrinke Vrella” Sh.P.K  ka të punësuar 58 punëtorë;
  • ”Fluidi” SH.P.K  ka të punësuar 166 punëtorë;
  • ”Bibita” SH.P.K  ka të punësuar 62 punëtorë;
  • ”BBF – Com”  ka të punësuar 46 punëtorë;
  • ”Laberion” SH.P.K  ka të punësuar 73 punëtorë;
  • ”Frutex” SH.P.K  ka të punësuar 120 punëtorë;
  • ”Frutti”  ka të punësuar 55 punëtorë;
  • ”Vjosa”  ka të punësuar 30 punëtorë;
  • ”Shendi” SH.P.K  ka të punësuar 36 punëtorë;
  • ”Abrazen” SH.P.K  ka të punësuar 214 punëtorë, etj.

Meqë në vendet e rajonit dhe në disa shtete të BE-së, sipas ligjeve dhe praktikave të tyre nuk aplikohet fare një akcizë e tillë, ne duke Ju drejtuar përmes kësaj Letër-Kërkese, z.Kryeministër shprehim kërkesën tonë që duke ndihmuar komunitetin e biznesit në përgjithësi dhe prodhuesit e pijeve joalkoolike në veçanti, të ndërmerni masat që të hiqet akciza për produktet (pijet) joalkoolike, sepse me heqjen e kësaj akcize (takse), do të na mundësohet që t’i rritim kapacitetet tona prodhuese, e cila do të reflektojë në mënyrë automatike në rritjen e investimeve tona në pajisjet (linjat) prodhuese si dhe po ashtu do të ndikojë në shtimin e numrit të vendeve të punës me nga 15 deri në 20 % për secilin biznes që operon dhe mirret me prodhimin e pijeve joalkoolike në Kosovë.”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img