-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shoqata e Gastronomëve reagon pas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti për mbylljen e të gjitha lokaleve nga ora 21:00

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë në lidhje me masat e vëna si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Në këtë reagim thuhet se e kuptojnë se lojë me jetë njerëzish s’ka, por që duhet të lejohet as dallime të bëhet në mënyrat si ka qenë deri tani.

“Duke parë zhvillimet e fundit ne vendin tonë si dhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovë ku sot pritet të merren masa shtesë ose kufizime në zonat e prekura me shumë me virusin  COVID-19. Ne jemi te vetëdijshëm  se lojë me jetë njerëzish nuk ka mirpo s’duhet të lejohet as dallime të bëhen në mënyrat si kanë qenë deri me tani…”

Kjo shoqatë i ka quajtur anti-njerëzore masat e marra deri me tani nga qeveria.

“Shtrohet pyetja se a është përhap virusi deri sot në lokalet që janë hapur pas lirimit masave a ka dëshmi, pastaj jemi dëshmitarë të asaj që masat e marra deri me sot janë anti-njerëzore dhe anti kushtetuese..nëse propozohet për masa shtesë apo hapa te tillë atëherë ndoshta kishte me qenë e rrugës që çdo shërbim në vend të mbyllet për një kohë të caktuar të merren masa shtesë për kujdes dhe ruajte nga virusi pastaj do duhej të mbyllen të gjitha me përjashtim të atyre esenciale të shqyrtohet edhe liria e lëvizjes si masë për parandalim të pandemisë”, thuhet më tej.

“Nëse punohet, punojmë të gjitha sektorët ose të mbyllen të gjitha. Ndjejmë keqardhje për te infektuarit dhe viktimat si dhe shprehim ngushëllime familjareve te tyre. Lutemi për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja…”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img