Site icon PrishtinaPress

Shokuese – dhunohet seksualisht një 72-vjeçare në Skenderaj, dyshohet se akti u kry nga një 25-vjeçar

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.

Një rast tronditës dyshohet se ka ndodhur së fundi edhe në komunën e Skenderajt.

Sinjali mëson se viktimë në këtë rast është një grua e moshuar nga fshati Klinë e Epërme, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur për të.

Rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se rasti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji.

E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç.

Ajo është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari./Prishtinapress/

Exit mobile version