Janë bërë 25-vjet nga vrasja e Ilir Konushevcit, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap.
E për figurën e tij foli Ali Ajeti, shoku i Zahir Pajazitit.
Ajeti tha se Konushevcit iu zu prita në Kosovë.
“Në këtë datë para 25 vjetëve ndodhi ajo më e keqja, në territorin e Kosovës po nga njerëzit shqiptarë ku i zihet prita bashkë me doktorin Hazir Malaj, dhe u vranë pabesisht”, tha Ajeti në Klan Kosova.
Miku i Zahir Pajazitit shtoi se figura e Ilir Konushevcit, ishte e pazëvendësueshme.
“Ai mori mbi super e tij furnizimet me armatim të njësive tona që ishim brenda Kosovës. Lëvizjet e tij dhe qarkullimi për të depërtuar në Kosovë ishin të palodhshme”, theksoi ai.