Partnerja e Karim Benzemas dhe nëna e fëmijës së tij të katërt, Jordan Ozuna, ka treguar në një intervistë se kur e takoi nuk e dinte se kush ishte.

Modelja dhe influencuesja amerikane ka treguar për herë të parë duke folur për El Mundo se si është njohur me yllin francez.

Madje, edhe pse Benzema konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë, pasi ka fituar gjithçka me Realin, partnerja e tij ka rrëfyer se nuk e dinte se kush ishte ai kur e takoi për herë të parë.