0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Shok” dhe “Kolona” në Koln të Gjermanisë

Dy filmat kosovarë, të metrazhit të shkurtër, “Shok” dhe “Kolona”, që rrëfejnë histori të vërteta nga lufta e fundit në Kosovë, do të shfaqen në Koln të Gjermanisë. Filmat e lartpërmendur bëjnë pjesë në filmat vendorë më të suksesshmit të viteve të fundit.
Ata do të shfaqen më 22 tetor në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër “URACult”, që organizohet për nder të dy vjetorit të shoqatës URACult e.V.
Në kuadër të këtij festivali do të shfaqen edhe filmat “The Wedding Tape” dhe “Death By Suffocation”, “The Conversation” dhe “The Capsule”.

Rikujtojmë se filmi “Shok”, i regjisorit Jamie Donoughe, hyri në historinë kinematografike të vendit duke u bërë filmi i parë nga Kosova që u nominua për Oskar, për këtë çmim kaq prestigjioz.
Filmi, si shumë të tjerë, është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. E veçanta e tij është se tregon se si sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël, të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film me rolet e tyre paraqitën aktorët Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi, etj.
Në anën tjetër, edhe filmi “Kolona”, i regjisorit Ujkan Hysaj është një tregim lufte që vë në pah pasojat e saj dhe nxjerr protagonistin kryesor para një zgjedhje tejet të vështirë, mes të birit dhe nipit. Në 27 minuta, “Kolona” kthen në shirit filmik skenarin e Besian Hysajt. Filmi, i cili u subvencionua nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2010, rrëfen historinë e familjes së Ademit (Synaj Raça), i cili në vitin 1999 vendos t’i bashkohet kolonës së refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga pushteti serb, shkruan zeri.

Filmi “Kolona” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të huaj në edicionin e 10-të të “Asian International Film Festival”, në Seul të Koresë Jugore. I njëjti kishte arritur të bindte publikun në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë. Atje “Kolona” kishte marrë çmimin e publikut. E para kësaj çmimin për filmin më të mirë të huaj e kishte marrë edhe në Meksikë. Veç kësaj filmi ka pasur disa paraqitje të tjera në festivale evropiane, vitin e kaluar. Filmi “Kolona” ishte shfaqur në “Izmir Short Film Festival” të Turqisë, “InterFilm Fest” të Gjermanisë, si dhe në “Tirana International Film Festival”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img